Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në segmentin Gramsh–Korçë, ku një pjesë e rrugës është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve. Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive e dherave dhe rënia e gurëve në njërin krah të rrugës ka krijuar bllokim dhe rrezik real për drejtuesit e mjeteve. Për rreth gjashtë orë me radhë, automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale dhe në kushte...