Rregullorja e GJKKO-së ndalon celularët në sallën e gjyqit, Dhoma e Avokatisë do vendosë sot për bojkotimin e seancave
Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet sot për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së që përveç censurës ndaj mediave, prek edhe avokatët të cilëve nuk do t’iu lejohen celularët në gjyqe. Një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj rregulloreje është kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Më 1 shtator, ditën që rregullorja hyri në fuqi, ai i dorëzoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme që të rishikonte dispozitat që prekin komunitetin e avokatëve. Sipas avokatëve, moslejimi i celularit në seanca prek drejtpërdrejt punën e tyre. Por, nisur nga mungesa e një përgjigjeje nga ana e kësaj gjykate, do të jetë mbledhja e këshilli drejtues ajo ku do...
Burimi:
javanews.al