Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen
Daniele Sartini, 29-vjeçari që vrau shqiptarin Denaldo Maxhallaku në Longiano të Italisë, është rrëfyer plotësisht para hetuesve. Ai ka përshkruar detajet e vrasjes së bojaxhiut 31-vjeçar nga Gatteo, trupi i të cilit u gjet dy ditë më parë në një pus në zonën e Cesena-s. “Daniele Sartini ka dhënë një rrëfim të plotë, i cili sqaron çdo aspekt të ngjarjes. Tani presim vendimin e parë të gjyqtarit të hetimeve paraprake dhe zhvillimin e mëtejshëm të çështjes. Ai e fshehu kufomën që të mos gjendej dhe u përpoq të zhdukte çdo provë që mund ta lidhte me zhdukjen e këtij personi”, thotë prokurori.Sartini ka pranuar autorësinë e krimit dhe aktualisht ndodhet në burgun e Forlì-t, ku është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për vrasje dhe fshehje...
Burimi:
javanews.al