‘Roni Yeffet dhe Arjeta Puca në Sudan’/ Saraçi: SPAK të verifikojë aktivitetin. Të thërrasë ministrin Nufi
Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në SYRI TV në emisionin “Cim Peka Live”, ka komentuar audio-përgjimin e publikuar sot, duke e lidhur komunikimin mes Roni Yeffet dhe ukrainases Tatiana me aktivitetin e kompanive të përfshira në tregtinë e armëve. Sipas Saraçit, nga komunikimet del se Yeffet dhe Arjeta Puca kanë qenë të dy në Sudan për të arritur marrëveshje për sigurimin e armëve dhe sjelljen e tyre në Shqipëri. Saraçi pretendon se plani konsistonte në sjelljen e armëve në Shqipëri, paketimin e tyre dhe më pas dërgimin drejt zonave të konfliktit, përfshirë Ukrainën. Ai kërkoi që SPAK të verifikojë udhëtimet dhe aktivitetin e dy personave në Sudan, ndërsa i bëri thirrje edhe Ministrisë së Mbrojtjes të publikojë dokumentacionin mbi destinacionin e armëve të eksportuara. Diskutimi...
Burimi:
syri.net