Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë mendimet e saj për situatën në Shqipëri, duke u ndalur te pensionet, pagat, emigrimi dhe hendeku ekonomik mes qytetarëve. E pyetur nga Luiz Ejlli se çfarë do të ndryshonte nëse do të ishte në krye të qeverisë, artistja u shpreh se prioritet do të ishin rritja e pensioneve dhe e pagave, duke sjellë si shembull edhe nënën e saj, e cila ka punuar si mësuese. “Do rrisja pensionet. Ajo nëna ime ka qenë mësuese e mrekullueshme, ka edukuar breza e breza dhe nuk merr as 200 mijë lekë. Turp e faqja e zezë. Do rrisja rrogat”, deklaroi Hajati. Këngëtarja u shpreh gjithashtu se nuk ka interes të përfshihet në politikë, duke e cilësuar...
Burimi:
kohajone.com