No Image Available

I publikuan lidhjen me partnerin e madh në moshë/ Françeska Murati zbulon periudhën e errët

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka rrëfyer publikisht vështirësitë emocionale me të cilat është përballur së fundmi, si dhe ndikimin që kanë pasur lajmet e pavërteta në gjendjen e saj psikologjike. Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka treguar se pas një periudhe të ngarkuar ka arritur të reflektojë mbi ngjarjet e jetës së saj. Murati tregoi se për një kohë kishte qëndruar e shkëputur nga emocionet, ndërsa përpiqej të vazhdonte jetën e përditshme. Ajo u shpreh se “Ishte një periudhë që nuk po ndihesha aspak mirë. Isha thjesht në autopilot, duke vazhduar përpara, sepse në fund të fundit, çfarë do bësh tjetër?”. Sipas saj, një prej faktorëve kryesorë që rëndoi gjendjen e saj psikologjike ishte presioni nga shpifjet...