“Zhduku, më neverit”/ Emina Çunmulaj “kërcënohet” me mesazhin e rëndë
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një mesazh fyes që ka marrë së fundmi në llogarinë e saj. Ajo e ka publikuar këtë shkëmbim në llogarinë e saj, duke zgjedhur t’i përgjigjet komentit me ironi. Në pamjen e ekranit të publikuar nga vetë ajo, një përdoruese i ka shkruar fjalët: “Zhduku dhe ti zioniste e shpifur. Sa të pëlqeja më parë, aq më neverit tani!”. Reagimi i parë i modeles brenda bisedës ka qenë i shkurtër, duke u përgjigjur vetëm me “Wow” dhe një emoji habie. Më pas, ajo ka vendosur ta bëjë publik këtë mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, ku sipër fotos ka shkruar me ironi: “Nji mesazh shumë i dashtun sot...
Burimi:
ntv.al