Andi Bushati: Berisha si politikan i vjetër apo ujk i politikës, ka ndjerë zhdukjen e PD!
Analisti Andi Bushati, e cilësoi “idioteske” sjelljen e Sali Berishës, i cili vazhdimisht sulmon protestën e “flamingove” dhe partitë e reja. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Bushati tha se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” është bërë nga 100 mijë vetë në shesh dhe jo nga disa persona të manipuluar siç pretendon Berisha. Analisti shtoi se kreu i PD-së i druhet asgjësimit si opozitat në Serbi dhe Hungari, ndaj tashmë më shumë lufton për vendin e dytë sesa për rrëzimin e Edi Ramës. “Berisha si politikan i vjetër, dhelpër apo ujk i politikës, ka ndjerë një gjë, zhdukjen e opozitave të Hungarisë dhe Serbisë. Në dy sisteme, kur populli u ngrit kundër autokratëve, në mënyrë paradoksale, u zhbënë opozitat. Berisha...
Burimi:
kohajone.com