‘Romeo dhe Xhulieta’, tragjedia e dashurisë që sfidon urrejtjen hap sezonin e ri të TKK-së
Flonja Haxhaj Mbrëmë, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dashuria u përball sërish me urrejtjen, ndërsa një prej tragjedive më të njohura të dramaturgjisë botërore gjeti jetë të re në skenë. ‘Romeo dhe Xhulieta’, vepra e William Shakespir, erdhi me regji të Ilir Bokshit, duke shënuar hapjen e sezonit të ri teatror. Një histori që ka kapërcyer shekujt, gjuhët dhe kufijtë kulturorë, për t’u rikthyer edhe një herë përballë publikut, me pyetjet e saj të përhershme mbi dashurinë, fatin dhe natyrën njerëzore, shkruan KultPlus. Në Veronën e Shekspirit, dy familje, Montagët dhe Kapuletët, jetojnë të mbërthyera nga një armiqësi e vjetër, aq e thellë sa duket se askush nuk e kujton më arsyen e saj. Në këtë botë të ndarë nga urrejtja, dy të...
Burimi:
kultplus.com