Enrico Fermi, njëri nga emrat më të rëndësishëm të fizikës moderne

Enrico Fermi, njëri nga emrat më të rëndësishëm të fizikës moderne

28 November, 2026 - 23:02 Fizikanti italian Enrico Fermi, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë, kujtohet për kontributet e tij në zhvillimin e fizikës bërthamore dhe ndërtimin e reaktorit të parë bërthamor. I lindur më 29 shtator 1901 në Romë, Fermi shfaqi interes të veçantë për shkencën që në fëmijëri. Studimet për fizikë i përfundoi në Universitetin e Pizës, ku në moshën 21-vjeçare mbrojti doktoraturën. Më pas punoi si profesor në universitetet e Firences dhe Romës. Në vitin 1938, ai u largua nga Italia dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi punën kërkimore. Po atë vit, u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë për zbulimet e tij mbi radioaktivitetin e induktuar. Një ndër momentet më të rëndësishme të karrierës së tij...