Art e moral dhe vetëdije letrare
Nga Arshi PipaThojshim tue përfundue në nji numër të mâparshëm se kritika letrare duhet të jetë nji provim i vetëdijes. Ky pohim mund të përgjithsohet në krejt lamën e letratyrës e t’artit .Prekim kështu raportin midis artit e moralitetit.Raport i pakjartësuem e shum i rrahun qysh prej agimevet të filozofisë. Duhet t’arrijnë kohna ma kryengritse e ma kritike për me i pa dy problemet në nji vështrim të dlirë prej paragjykimesh. Estetika fiton pamvarësinë dalngadalë e me shum vështirësi.Problemi estetik luhatet gjithmonë mes logjikës e etikës pa përcaktime të sigurta. Por prirja e përgjithshme asht me e bâ artin shërbyes t’etikës. Mendimet e Platonit e të Aristotelit në kët pikëpamje qenë shtylla themelore. Thonte pra Platoni se arti duhet t’i nënshtrohej absolutisht qëllimit edukativ të...
Burimi:
kultplus.com