Ministria e Kulturës vlerëson zhvillimin dhe digjitalizimin e Bibliotekës Kombëtare
28 November, 2026 - 22:32 Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka vënë në pah rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 82-vjetorit të themelimit të saj. Përmes një njoftimi, Ministria ka bërë të ditur se zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku vlerësoi kontributin e bibliotekës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe intelektuale të vendit. Në fokus të njoftimit ishte edhe digjitalizimi i rreth katër milionë faqeve të gazetave, librave, revistave dhe materialeve të tjera, si një nga zhvillimet e rëndësishme të institucionit gjatë vitit 2026./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com