Kurti viziton ekspozitën “Masnesër” të Taulant Qerkinit në Ditën e Flamurit

Kurti viziton ekspozitën “Masnesër” të Taulant Qerkinit në Ditën e Flamurit

29 November, 2026 - 09:05 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar më 28 Nëntor ekspozitën “Masnesër” të artistit Taulant Qerkini – TAK, e hapur në Galerinë e Arteve të Prishtinës. Ekspozita, e kuruar nga artisti holandez Z.E.D.Z., sjell një ndërthurje të trashëgimisë kulturore shqiptare me gjuhën e artit bashkëkohor, duke u mbështetur në motive të veshjeve tradicionale, mjeshtërinë e endjes në vek, format e qerpiçëve dhe elemente të përditshmërisë. Përmes një hulumtimi dhe pune krijuese dhjetëvjeçare, Qerkini u jep dimensione të reja motiveve, ornamenteve dhe simboleve të trashëgimisë kulturore, duke i shndërruar ato në vepra të artit bashkëkohor. Në ekspozitë ndërthuren estetika konstruktiviste, lojërat e perceptimit, transformimet ritmike të formave dhe kontrastet mes dritës e hijes. Kurti ka vlerësuar veprimtarinë artistike të Qerkinit, duke...