Albulena Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë histori dhe aspirata të përbashkëta

Albulena Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë histori dhe aspirata të përbashkëta

28 November, 2026 - 23:35 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për nder të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast, Haxhiu ka rikujtuar lidhjet historike mes dy vendeve dhe sakrificat e shqiptarëve për liri e pavarësi, duke theksuar se Shqipëria ka pasur rol të veçantë edhe në historinë e Kosovës. Në mesazhin e saj, ajo ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe synimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ka uruar qytetarët për Ditën e Flamurit./KultPlus.com