Erica Jong: Letra si teh

Erica Jong: Letra si teh

Erica Jong Poezi nga Erica Jong Njoha fuqinë perandorake të sekretarevedhe mospërfilljen solemne të mikpritësve,e lashë veten të frikësohemnga tavolina e punësdhe makina e shkrimit,nga nofulla e argjendtëe makinës qepëse,nga puthja e përjargur e ngjitësit të lëngshëmdhe nga shtirësia e sheqerosur e çimentospara se të thahet. Kisha frikë të avitja buzëtte firoma e hupët e duhanit të telefonave,tronditesha nga tmerriprej muzikës së tyre tringëlluese të mesnatësdhe e zeza e beftë e tyre,madje, edhe nëse e bardhë. Kisha frikë në ashensormes fërshëllimës prej atllasi të kabllove,thuthimit të mëndafshtë të ajërpërshtatësvedhe fletëzave helikë të freskoreve.Kam parë kohën tek vritej në xhunglat burokratiketë një lufte të kurrëshpallur. Frika ime u zvarrit nën gijotinën e letravedhe u zhvendos deri në rrethin arktik të ujrave të ftohta.Frika më ndoqi edhekyçur...