Robert Pattinson zyrtarizohet si James Bond i ri, pas Daniel Craig
Aktori britanik Robert Pattinson është konfirmuar si aktori i ri që do të interpretojë agjentin e famshëm sekret James Bond, duke marrë kështu rolin nga Daniel Craig. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga Amazon MGM Studios, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u publikua edhe një fotografi e Pattinsonit në rolin e 007-shit. 40-vjeçari do të bëhet aktori i shtatë që interpreton personazhin e njohur në serinë zyrtare të filmave për James Bond dhe do të jetë protagonist në filmin e 26-të të kësaj sage, i cili pritet të dalë në vitin 2028. Në një deklaratë pas konfirmimit, Pattinson u shpreh se interpretimi i James Bondit është një nder i veçantë për të, duke e cilësuar personazhin si një nga më legjendarët...
Burimi:
kultplus.com