Rita Ora shndërrohet në Dolly Parton për Halloween
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka zgjedhur legjendën e muzikës country, Dolly Parton, si frymëzim për kostumin e saj të Halloween-it këtë vit, duke tërhequr vëmendjen në një festë të organizuar në New York. Artistja 35-vjeçare mori pjesë të premten në festën e Halloween-it të organizuar nga “The Frankie Shop”, ku u shfaq me një veshje të frymëzuar nga stili karakteristik i Parton, duke rikrijuar edhe modelin e saj ikonik të flokëve bionde, të ngritura në formë voluminoze. Paraqitja e Ritës vjen pak ditë pasi ajo tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, me regji të bashkëshortit të saj, Taika Waititi, në kuadër të Festivalit të Filmit në Londër. Në tapetin e kuq, këngëtarja u shfaq me një fustan të zi...
Burimi:
kultplus.com