Rishfaqet pas 60 vitesh piktura e rrallë e Van Gogh

Rishfaqet pas 60 vitesh piktura e rrallë e Van Gogh

Kjo pikturë e rrallë e Vincent Van Gogh ka qëndruar në “errësirë” larg dijenisë së publikut për më shumë se 60 vjet. Ndaj dhe vepra ka tërhequr radhë të gjata vizitorësh në Hong Kong, ku po ekspozohet publikisht për herë të parë pas gjashtë dekadash. Vëmendja iu kthye pasi kryevepra do të dalë në ankand më 18 nëntor në Nju Jork nga shtëpia e njohur Sotheby’s. Piktura, e titulluar “Châtaigniers en fleurs” ose në shqip “Pemët e gështenjës në lulëzim”, mund të shitet për rreth 180 milionë dollarë, duke u bërë me shumë mundësi vepra më e shtrenjtë e Van Gogh-ut e shitur ndonjëherë. Ajo u pikturua në maj të vitit 1890, pak kohë pasi artisti doli nga psikiatria dhe vetëm dy muaj para se...