Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rinumërimi në Tiranë/ Alimehmeti me numrin më të madh të votave të padrejta në listën e PD, Ervin Hoxha kryeson te PS
Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve. Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë. Por ajo që doli nga 449 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 64 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti. Ai rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës. Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 42 vota,...