Rinumërimi i votave në Tiranë, Gjykata pushon çështjen e Ilir Alimehmetit për mungesë legjitimimi

Rinumërimi i votave në Tiranë, Gjykata pushon çështjen e Ilir Alimehmetit për mungesë legjitimimi

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti, kërkoi rinumërimin e votave dhe të drejtën për të ankimuar procesin zgjedhor, por Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, duke vepruar për llogari të Kolegjit Zgjedhor, vendosi pushimin e çështjes. Sipas vendimit, çështja u pushua për shkak të mungesës së legjitimimit të palës ankuese. Ligji parashikon se një kandidat i vetëm nuk mund të kërkojë hapjen e kutive të votimit, nëse nuk është partia ajo që e paraqet ankesën. Alimehmeti kishte pretenduar se duhet të kishte të drejtën e ankimimit si kandidat individual, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.
Burimi: Sot.com.al