Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rinumërimi i votave ‘godet’ PS dhe PD, humbje të lehta, por s’ndryshon harta politike
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit po vijon dhe deri më tani janë hapur 160 kuti votimi. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota. Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit, ato tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë.