Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Shqipëria do të shpenzojë rreth 5.16 miliardë lekë për ringritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Në projektbuxhetin për vitin 2027 zbulohen kostot që do të ketë vendi për rikthimin e Shkollës së Fluturimit, e cila do të gjenerojë pilotë ushtarakë dhe civilë. Deri në vitin 2029 parashikohet të shpenzohen 4.81 miliardë lekë për ngritjen e Shkollës së Aviacionit dhe 350 milionë lekë për ndërtimin e hangarëve, si vendqëndrim për mjetet e fluturimit. Ndërkohë, vetëm për vitin 2027 pritet të shpenzohen 1.11 miliardë lekë për të dy projektet. Kjo shkollë do të rikthehet pas 19 vitesh falë bashkëpunimit midis kompanisë shtetërore shqiptare për prodhimin e armëve, KAYO dhe kompanisë izraelite të teknologjive të mbrojtjes Elbit Systems Ltd. Shkolla e Aviacionit do të nxjerrë pilotë ushtarakë...