Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook pamje nga puna në kantierin e rrugës Tiranë-Ndroq. Kreu i qeverisë thotë se punimet në rrugën dytësore Tiranë-Ndroq janë realizuar deri më tani në masën 38%. Kjo rrugë dytësore për hyrjen dhe daljen nga Tirana, është duke u rehabilituar për shkak të punimeve që po kryhen paralelisht në autostradën Tiranë-Durrës dhe për të shpërndarë sadopak trafikun sidomos në periudhën e sezonit të verës ku fluksi...
Burimi: Javanews.al