Rezultati i së dielës: kjo është “skedina” socialiste nga Kuçi

Rezultati i së dielës: kjo është “skedina” socialiste nga Kuçi

Siç kishte paralajmëruar, nga Kuçi, kryeministri Rama ka bërë parashikimin e marrjes së mandateve të dielën, duke shkruar me një copë letër në lokalin e fshatit të njohur lab numrin e deputetëve të synuar. Parashikimet e Ramës janë 50% për 88 mandate të mundshme për PS, por kryeministri ka hedhur firmën për 78 mandate të sigurt, pra 100%. Pra, kryesocialisti pretendon se PS merr katër mandate më shumë nga çfarë fitoi katër vite më parë, në zgjedhjet e vitit 2021, ku doli fituese me 74 deputetë, ku po nga Kuçi e fiksoi fitoren në një copë letre. /tesheshi.com/
Burimi: Tesheshi.com