Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord
Vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) disponojnë së bashku rreth 61.7 miliardë dollarë rezerva ndërkombëtare në vitin 2025, sipas të dhënave te Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por më shumë se gjysma e tyre dominohet nga Serbia. Treguesi i përdorur nga FMN është ai i rezervave totale, me arin të vlerësuar me çmimin e tregut, i shprehur në milionë dollarë amerikanë. Serbia ka diferencë të theksuar me vendet e tjera të rajonit. Në fund të vitit 2025, rezervat e saj arritën në rreth 34.15 miliardë dollarë me rritje vjetore prej rreth 12%. Me këtë nivel, Serbia zotëron rreth 55.4% të rezervave të kombinuara të WB6, duke pasur më shumë rezerva se pesë vendet e tjera të marra së bashku. Në vend të dytë renditet Bosnjë-Hercegovina, me rreth...
Burimi:
javanews.al