Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta
Opinionisti Albatros Rexhaj ka komentuar përplasjet mes forcave opozitare në protestat e fundit. Duke bërë një krahasim me zhvillimet në Serbi, Rexhaj u shpreh se opozita serbe është defaktorizuar gjatë dy viteve të fundit. Rexhaj theksoi se në Serbi ekzistojnë elemente që mundësojnë ndërtimin e një kauze të përbashkët mes së majtës dhe së djathtës, ndryshe nga vendi ynë. “Përplasja ishte mëse e natyrshme dhe e pritshme. Kemi dy blloqe të kundërta: PD-ja është e djathtë dhe ka në thelb luftën kundër së majtës, ndërsa partia e Arlind Qorit është partia më e majtë. Fakti që janë në opozitë nuk i bën të jenë bashkë. Vetë fakti që pati përplasje tregon se nuk kanë një kauzë të përbashkët. Në Serbi ka qenë një situatë ku,...
Burimi:
javanews.al