Revolta nuk ndalet! Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

Revolta nuk ndalet! Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

Studentët kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme, duke zhvilluar një marshim në disa prej fakulteteve të universiteteve në Tiranë. Protesta ka nisur nga Universiteti i Arteve, ku studentët janë larguar nga auditorët dhe më pas janë drejtuar drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Marshimi ka vijuar te Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë dhe më pas te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u janë bashkuar edhe studentë të tjerë. Gjatë lëvizjes së tyre, studentët kanë bërë thirrje për bojkotimin e mësimit, ndërsa ndër sloganet e artikuluara kanë qenë “Bojkotoni mësimin” dhe “Rama jep dorëheqjen”. Po ashtu studentet kane thirrur njezeri: Rama ne burg, Berisha ne burg. Ashtu si në ditët e mëparshme, ata synojnë të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e...