Revista franceze: Ramës i shpërthen një tjetër skandal, afera lidhet me AKSHI-n që mbikëqyret direkt nga ai

Revista franceze: Ramës i shpërthen një tjetër skandal, afera lidhet me AKSHI-n që mbikëqyret direkt nga ai

Në Shqipëri, drejtuesja e shërbimit të inteligjencës në qendër të një skandali korrupsioni. E dyshuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara në kuadër të një hetimi të gjerë mbi tenderët publikë, drejtuesja e shërbimit shqiptar të inteligjencës është vendosur në arrest shtëpie. Nga Samuel Wahl, L’EXPRESS Nga shërbimet sekrete në arrest shtëpie. Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar (SHISH), Vlora Hyseni, iu dorëzua autoriteteve të martën, më 22 shtator, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte nxjerrë një urdhër arresti ndaj saj. Bashkë me të, edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shkarkuar më herët këtë vit, u paraqit të martën për të njëjtën çështje. Prokurorët deklaruan se Hyseni dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara te...