Burimi:
zeri.ai

Reshje dëbore në Elbasan dhe Lezhë, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Librazhd-Prrenjas
👁11813
PAMJE NGA VENDNGJARJA LEZHË-Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa qytete të vendit. Pasditja e kësaj të diele ka sjellë reshje të dendura bore në zonat e larta të Lezhës, ku ka prekur kryesisht segmentin rrugor Kallmet-Ungrej, në të cilin raportohen vështirësi në qarkullim. Qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore. Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin. Nga mbizotërimi i motit me reshje ka pasur rënie inertesh në disa segmente...