Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rëndohet pozita e Veliajt dhe Xoxës, prokuroria vërteton një tjetër rast fshehje pasurie, vihet në sekuestro…
👁7595
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një tjetër masë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Në vijim të hetimit, SPAK njoftoi pasditen e sotme se ka regjistruar një procedim penal ndaj tyre, pasi është arritur në përfundimin se ekzistojnë të dhëna konkrete që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi pasuri të padeklaruara, të lidhura me çiftin, pranë rezidencës “Kodra e Diellit”, ku ata jetojnë aktualisht. Si rezultat, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë në fjalë, të regjistruara në emër të një subjekti...