REL: Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse

REL: Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse

Bota E Shtunë, 2 Gusht 2025 19:53 Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme. Prandaj mijëra persona guxojnë të rrezikojnë dhe t’iu ekspozohen sulmeve ruse, teksa e bëjnë një vizitë në Odesa, qytetin bregdetar në Detin e Zi. Qyteti është goditur nga dronët rusë, mirëpo vizitorët ukrainas besojnë se rreziqet nuk janë më të mëdha sesa ato me të cilat përballen nëpër shtëpitë e tyre. “Ne jemi nga Harkivi, jemi mësuar me këtë situatë”, ka thënë një turiste e re për televizionin Current Time. “Goditemi çdo...