REL/ Gjurmë ruse dhe serbe në planin për sulm në Gjermani
Dy burra të arrestuar në qershor pranë kufirit të Serbisë me Hungarinë do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri më 9 dhjetor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Suboticë. Sipas mediave gjermane, hetuesit në Gjermani janë duke analizuar, po ashtu, nëse ata mund të kenë lidhje me persona të përfshirë në hetimin për tentativën për sulm në Aeroportin Lajpcih/Halle. Danillo B. dhe Sllobodan Gj. u arrestuan më 11 qershor pranë Suboticës, teksa udhëtonin drejt kufirit me Hungarinë. Mediat gjermane i përshkruan si agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të dyshuar se po planifikonin një akt sabotimi në Gjermani. Gazeta gjermane “Bild” raportoi në korrik se dy burrat dyshohet se planifikonin të vendosnin eksploziv në Gjermani. Si objektiv i mundshëm përmendej një kompani e...
Burimi:
syri.net