REL: Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së
Gjashtë deputetë, një marrëveshje e refuzuar dhe një parti që po përballet me një nga përplasjet më serioze të brendshme në vitet e fundit. Vendimi i gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të mos e mbështetur marrëveshjen e partisë së tyre me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president, nuk ka vënë në pikëpyetje vetëm fatin e kësaj marrëveshjeje. Ai ka nxjerrë në sipërfaqe ndarjet brenda LDK-së, ka shtuar mundësinë që Kosova të përfundojë sërish në zgjedhje dhe ka ngritur një pyetje më të madhe për vetë partinë: sa e bashkuar mund të dalë prej kësaj krize? Vëzhguesit politikë nuk janë të sigurt nëse përplasja mund të përfundojë me një ndarje formale të LDK-së. Por, për një gjë pajtohen: dëmi...
Burimi:
kohajone.com