Reforma Territoriale/ Mazniku pranon rezervat brenda PS-së: Përfitimet për vendin janë më të mëdha se kundërshtitë lokale
Reforma administrativo-territoriale dhe mënyra se si u miratua në Parlament ishte në fokus të një interviste të deputetit socialist dhe bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, në emisionin “3D” me Alban Dudushin. Mazniku pranoi se brenda grupit parlamentar socialist ka pasur diskutime dhe rezerva lidhur me ndryshimet e reja territoriale, por theksoi se reforma u mbështet pasi përfitimet për vendin janë më të mëdha se kundërshtitë lokale. Sipas tij, pothuajse çdo deputet që përfaqësonte një zonë të prekur nga reforma kishte shqetësime dhe ndjeshmëri për ndryshimet që prekën njësitë administrative të zonave të tyre. Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh, “Si grup parlamentar i mazhorancës patëm rastin të bënim një debat të rëndësishëm për çështjen e reformës territoriale. Ka...
Burimi:
javanews.al