Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për bateritë dhe mbetjet e baterive”, që synon përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me Rregulloren (BE) 2023/1542. Projektakti vendos rregulla të reja për të gjithë ciklin jetësor të baterive—që nga projektimi, importi dhe vendosja në treg, e deri te grumbullimi i diferencuar, trajtimi dhe riciklimi i tyre si mbetje. Sipas relacionit shpjegues, qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut përmes parandalimit të ndikimeve negative të lëndëve të rrezikshme që përmbajnë bateritë. Kuadri i ri mbulon pesë kategori kryesore: bateritë portative, bateritë SLI (për nisjen e automjeteve), bateritë industriale, ato për mjete të lehta transporti (LMT) dhe bateritë për automjetet...