No Image Available

REFORMA ME 46 BASHKI, JA SI DO FUNKSIONOJNE

Kuvendi ka miratuar me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Sipas variantit të mazhorancës, 15 bashki do të bashkohen me njësi më të mëdha vendore, me synimin për të ulur kostot administrative dhe për të rritur kapacitetet financiare dhe ofrimin e shërbimeve publike. Mes bashkimeve të parashikuara janë Fushë-Arrëzi me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën dhe Maliqi me Korçën. Gjithashtu, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen Elbasanit, ndërsa Përrenjasi Librazhdit. Megjithatë, reforma nuk mori konsensusin e opozitës, e cila propozon një model me mbi 92 bashki, duke argumentuar se njësitë më të vogla garantojnë përfaqësim më të afërt dhe akses...