Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli
👁11684
Rastet e para të një varianti të ri të Covid-19 janë zbuluar në Angli, ndërsa virusi përhapet në të gjithë Britaninë. Këtë ka konfirmuar agjencia shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha se 13 raste të llojit Covid NB.1.8.1 ishin regjistruar në Angli, me “numra të vegjël” të zbuluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Independent. Nuk është e qartë se sa raste të llojit të ri, i cili tani përbën pak më shumë se 10 përqind të infeksioneve globale, janë regjistruar në Skoci, Uells ose Irlandën e Veriut.