Rast i rëndë/ 13 vjeçarja denoncon babain për abuzim seksual, e mitura merret në mbrojtje
Një rast i rëndë është duke u hetuar nga Prokuroria në Pejë, pas denoncimit të një vajze 13-vjeçare, e cila ka akuzuar babanë e saj për abuzim seksual. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh, me vendim të gjykatës, ndërsa e mitura është vendosur në një strehimore nën kujdesin e institucioneve shtetërore. Detajet e hetimit u bënë publike nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”. Ai bëri të ditur se rasti fillimisht është raportuar në Policinë e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e para hetimore. Pas intervistimit të të miturës, autoritetet kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit dhe kanë bërë arrestimin e tij. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë...
Burimi:
ntv.al