Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Raporti i PE për Shqipërinë, Marta Kos: Ruani pavarësinë e SPAK!
Marta Kos STRASBURG- Parlamenti Evropian debatoi në Strasburg raportet e progresit për Shqipërinë për vitet 2023 dhe 2024. Në fjalën e saj, Marta Kos kërkoi që reforma në drejtësi të mos prekej, duke përmendur me emër edhe Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Komisionerja për Zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me ritëm të mirë dhe me këto "hapa" pritet që shumë shpejt të hapen edhe dy "grup-kapitujt" e mbetur. Për të arritur këtë qëllim, ajo u zotua për një bashkëpunim më të mirë me Presidencën daneze që po drejton tani Parlamentin...