Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore dhe varësi të konsiderueshme nga importet e lëndës drusore. Një raport i Ministrisë së Mjedisit, i dorëzuar pranë Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), evidenton se deri në 90% e tregut të druve të zjarrit vlerësohet se funksionon në informalitet, ndërsa rreth 71% e sipërfaqeve pyjore përbëhet nga pyje të degraduara, cungishte apo shkurre të ulëta. Dokumenti, i dorëzuar më 23 tetor 2026, është përgatitur për sesionin e 84-t të Komitetit për Pyjet dhe Industrinë Pyjore të UNECE, që do të zhvillohet në datat 4–6 nëntor 2026. Ai analizon zhvillimet e sektorit gjatë viteve 2025–2026 dhe perspektivën për vitin 2027. Raporti nxjerr në pah...
Burimi:
gijotina.com