Raporti i ODHIR faktoi batërdinë në zgjedhje/ Liderët e BE urojnë Ramën

Raporti i ODHIR faktoi batërdinë në zgjedhje/ Liderët e BE urojnë Ramën

Ndërkohë që raporti paraprak i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri ka nxjerrë në pah një sërë problematikash dhe shkeljesh, kryeministri Edi Rama ka filluar të marrë urime për fitoren nga liderë të ndryshëm europianë. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi perceptimin e procesit zgjedhor nga aktorët ndërkombëtarë dhe standardet demokratike. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, ndonëse vlerëson se kuadri ligjor ekzistues është “i mjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje demokratike” dhe se dita e zgjedhjeve u zhvillua “përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe transparente”, evidenton një sërë gjetjesh shqetësuese që bien në kundërshtim me këto vlerësime...
Burimi: Gijotina.com