Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Raporti i KE-së për KLSH-në, vlerëson rolin në luftën kundër korrupsionit: Por, koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët
Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Në raportin më të fundit të KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025 për Shqipërinë, KLSH përmendet si një nga institucionet me performancë konkrete dhe bashkëpunim efektiv me organet e drejtësisë. Vetëm gjatë vitit 2024, KLSH ka referuar 13 raste me elementë penalë në prokurori dhe ka kërkuar hetime për 35 të tjera. Ndryshe nga ky shembull pozitiv, Komisioni kritikon ashpër institucionet e tjera që refuzojnë të bashkëpunojnë, duke sabotuar në heshtje përpjekjet për transparencë dhe ndëshkueshmëri....