Raporti i EEA: Shqipëria e fundit në Evropë për pastërtinë e plazheve

Raporti i EEA: Shqipëria e fundit në Evropë për pastërtinë e plazheve

Shqipëria, një nga destinacionet turistike në zhvillim të Evropës, renditet e fundit në kontinent për pastërtinë e ujërave për të notuar, sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA). Vetëm 16 përqind e ujërave në vend janë cilësuar si “të shkëlqyera”, ndërsa 23 përqind janë klasifikuar si “të dobëta”, përqindja më e lartë në të gjithë Evropën. Sipas raportit, ky vlerësim negativ vjen si rezultat i problemeve të trashëguara me infrastrukturën e kanalizimeve dhe mungesës së impianteve për përpunimin e ujërave të ndotura, veçanërisht në zonat bregdetare me popullsi të lartë. Sipas raportit, shumë zona me mbi 5 mijë...