Raporti alarmant i OKB: Çmimet globale të ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë në gati katër vjet!

Raporti alarmant i OKB: Çmimet globale të ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë në gati katër vjet!

Çmimet e ushqimeve në tregjet botërore u rritën edhe gjatë shtatorit, duke arritur nivelin më të lartë në gati katër vjet. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) thotë se rritja po nxitet nga problemet në transportin detar dhe pasiguria për kushtet e motit. Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s u ngjit në 136 pikë nga 134 pikë që ishte në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që nga nëntori 2022. Rritjen më të madhe e kanë dhënë drithërat, sheqeri dhe vaji vegjetal. Sipas FAO-s, çmimi i sheqerit është rritur nga shqetësimet për një fenomen të fortë El Nino, ndërsa gruri është shtrenjtuar për shkak të vështirësive në transportin detar në Detin e Zi. “Po shohim një rritje të vazhdueshme të çmimeve...