Burimi:
Gijotina.com

Raporti AIF: Shqipëria, çerdhe e aktivitetit kriminal dhe pastrimit të parave
👁8660
Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me risk të lartë për pastrim parash, ku ndërtimi mbetet fusha më e preferuar për të kanalizuar fondet me origjinë të dyshimtë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur vazhdimisht alarmin për këtë çështje, ndërsa konfirmimi më i fundit vjen nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, e cila në raportin vjetor për vitin 2024 ka evidentuar 234 raste të dyshuara për pastrim parash. Raporti, që tashmë është shpërndarë në institucionet përkatëse, tregon se shumica e këtyre rasteve janë referuar në strukturat më të larta të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Një pjesë tjetër...