Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend, duke pretenduar se dhuna e shfaqur në rrugë nuk ka lidhje me kërkesat e studentëve për arsimim. Më tej, Rama i cilësoi këto grupe si pjesë të forcave ekstremiste që kanë depërtuar në Evropë dhe po shfaqen “me zjarr e me hekur” në qytete dhe kryeqytete të ndryshme. Ai pretendoi se këto forca po shfrytëzojnë situatën për të destabilizuar Shqipërinë, për të frenuar ecurinë e vendit dhe për të penguar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Deklaratat Rama i bëri gjatë një takimi me drejtorët e shkollave dhe ministren e Arsimit, ku komentoi zhvillimet e fundit dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Ai pretendoi se...