Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale. Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe sende të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Policia bën me dije se gjatë fazës së parë të operacionit “Hija e Natës” janë zbardhur pesë raste të vjedhjes së automjeteve. Në atë fazë u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve dhe identifikimin e...