Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

Një mesazh kërcënues, ku paralajmërohej vrasja e tij dhe e familjarëve, mbërriti në adresë të Klaus Jaçajt pak ditë pas përplasjes së përgjakshme në lokalin “Kozi Bistro” në Sarandë. Atij i kërkohej të dorëzonte Ramadan Zoton, ndërsa në të kundërt kërcënohej se do të vritej bashkë me familjen.Në këtë përplasje dyshohet se u përfshi edhe Artan Murtaj, i cili e shoqëroi Zoton drejt tavolinës së dy të rinjve dhe më pas goditi me grushte e shkelma Ernest Lamën, i cili ishte plagosur dhe po përpiqej të largohej. Në konflikt dyshohet se morën pjesë edhe Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj. Shpërthimi me eksploziv dhe mesazhi kërcënues, ku i kërkohej të dorëzonte Ramadan Zoton, janë pjesë e episodeve që pasuan përplasjen në “Kozi Bistro”. Mesazhi përmbante një...