Rama: Zbulimet nga gërmimet në kalanë e Gjirokastrës, dimensione të reja mbi historinë e qytetit

Rama: Zbulimet nga gërmimet në kalanë e Gjirokastrës, dimensione të reja mbi historinë e qytetit

Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës pas 30 vitesh po vijojnë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, momente nga puna e arkeologëve në kalanë e Gjirokastrës duke shtuar se “zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.)”. “Punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe po ashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë, që dëshmojnë për fazat...