Rama vijon talljen me studentët, tavolinën prej guri e quan edhe destinacion turistik

Rama vijon talljen me studentët, tavolinën prej guri e quan edhe destinacion turistik

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të vendosur përpara Kryeministrisë, e cila u prezantua si një hapësirë për dialog me të rinjtë. Tashmë kreu i qeverisë këtë tavolinë e sheh edhe si një destinacion të ri turistik. Në facebook, teksa publikon foto të ndryshme, Rama shkruan: MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur. Tavolina prej guri u vendos në oborrin e Kryeministrisë, me shënimet “Dialog”, duke i ftuar studentët per te biseduar. Megjithatë, studentët kanë refuzuar vazhdimisht ftesat e kryeministrit, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.